Marina dhe Luana ishin të ftuara së fundmi tek "Ëndërrtjerrësit", ku folën për fillimet e tyre në karrierë, por u ndalën pak dhe tek jeta private dhe vajza e Marinës, Marget.

Marina tha se Luana është një teze e mrekullueshme, ndërsa kjo e fundit tha se i ngjante më shumë asaj.

“Ne jemi bërë teze në moshë të vogël, aq sa ziheshim për kukullat me mbesat. Nëse do të fillojmë të flasim për fëmijë nuk do përmbahem”, tha Marina.

“Për çudi më ngjan mua dhe Getit”, tha Luana.

Kujtojmë se Marina dhe Getoar Selimi u bënë prindër të një vajze pak muaj më parë.






