Aktori i njohur Florjan Binaj ka munguar së fundmi në 'Portokalli'. Mungesa e tij është lidhur menjëherë me pjesëmarrjen në protesta.
Mirëpo, vetë Binaj ka treguar se këto dy gjëra nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Ai ka thënë se po merret me diçka më të madhe, për të cilën do flasë në vazhdim.
“Kam marr shumë mesazhe për mungesën time në Portokalli javën që shkoi… Do të mungoj edhe këtë të djelë nuk e di se saj.
E para nuk ka lidhje me protestën e dyta, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur Flori.
