Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Mars 2022, 11:11

Foto/ Vazhdon protesta kundër rritjes së çmimeve

Këtë të shtunë qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve. Fillimisht ato janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa më pas kanë marshuar drejt godinës së kryeministrisë.

Ndërkohë, në dy pjesët anësore, si dhe në pjesën e pasme të godinës janë pozicionuar forca policie. Në gatishmëri është dhe FSHN, e cila është në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme dhe parlamentit.

Gazetarja Xhensila Kodra ka raportuar për "ABC News" se protestuesit kanë vendosur që të qëndrojnë në Bulevardin para kryeministrisë duke mos lëvizur nëpër Tiranë siç kanë bërë në ditët e tjera kur kanë bllokuar kryqëzimet.

Burimi: "Abc News"