Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Mars 2022, 10:10

Monika për ish-banorët e 'Big Brother VIP': E shëmtuar, e turpshme, abuzuan me...

Aktorja Monika Lubonja ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”. “Pengu gjatë lojës në Big Brother VIP i Monikës?”, u pyet ajo.

Monika nuk përmendi emra, por tha se dy banorë brenda shtëpisë kanë abuzuar me sinqeritetin dhe dashurinë e saj.

"Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi", u shpreh Monika.

Kujtojmë se në deklarata të tjera aktorja është shprehur e zhgënjyer nga Iliri dhe Sabiani, më të cilët nuk flet.