Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Mars 2022, 09:09

Pamje/ Beniada blen shtëpinë e re luksoze në Tiranë

Beniada Nishani ishte një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP”, e cila arriti të shkonte deri në finale. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, modelja pati shprehur dëshirën për të jetuar në Tiranë.

Së fundmi, ajo ka treguar se dëshira e saj është plotësuar, pasi ka blerë një shtëpi në kryeqytet. Beniada ka publikuar në Instastory një foto ku vihet re arredimi modern dhe luksoz.

“Shtëpia ime e re në Tiranë”, ka shkruar modelja.