Nga Shqipëria / E Premte 18 Mars 2022, 23:11

I lidhur jashtë 'Përputhen'? Albi reagon për herë të parë pas fotove virale

Pak kohë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të ish-konkurrentit të “Përputhen”, Albit, me një vajzë të panjohur për publikun. Fotot në fjalë lindën dyshimet se Albi ka qenë në një lidhje jashtë programit, ndërkohë që ishte deklaruar për Alesjan.

Albi ka folur për herë të parë për këtë situatë, teksa ishte i ftuar në emisionin “N’Zoom”. Ai është shprehur se gjërat nuk janë ashtu siç duken, por preferon t’ia lërë kohës.

“Do t’ia lë kohës të flasi edhe për këtë gjë, por shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kështu që te kjo pjesë jam shumë i qetë me veten time dhe me çdo gjë që ka ndodhur aty brenda", ka thënë ai.