Donald Veshaj ka përgatitur një projekt muzikor, i cili do të publikohet ditën e nesërme në orën 18:00. Aktori, i cili tashmë po i përkushtohet dhe muzikës, ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet një pjesë e teksit: Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot!

Nisur nga kjo frazë, të gjithë janë të bindur se kënga do të jetë dedikim për Bora Zemanin. Arsyeja?

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP, në një bisedë me Semin, aktori e ka përmendur frazën e mësipërme duke thënë se ka dashur ta fusë si varg në këngën “Toxic love”, e cila siç ka treguar Donaldi është dedikim për Borën.
View this post on Instagram




