Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Alesjas dhe Astritit. Dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, por kjo nuk u prit aspak mirë nga Rrushja.

Konkurrentja ka dalë në takim me Astritin dhe nuk i pëlqeu që ai tani po ngacmon shoqen e saj.

“Ti më ke dhënë energji aq të mirë që nga fillimi dhe prandaj ta dhashë takimin. Tani shihe reagimin tënd, vjen te shoqja ime dhe thua që të pëlqen shoqja ime. Këto janë lojrat e tua zemra ime por këto lojra nuk kanë me të ec. Harroje”, i tha Rrushja.



