Nga Shqipëria / E Premte 18 Mars 2022, 17:05

Me një detaj të vogël, Rihanna zbulon gjininë e bebit

Siç tashmë është bërë e ditur, Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë. Këngëtarja nuk e ka zbuluar ende gjininë, por së fundmi ka hedhur dyshimet se është në pritje të një vajze.

Ajo ka shkuar në një qendër tregtare, ku është ndalur në sektorin e veshjeve për fëmijë. Rihanna është fotografuar me një fustan në ngjyrë portokalli dhe kaq ka mjaftuar që lajmi të bëjë xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se gjatë periudhës së pritjes së ëmbël, Rihanna është shfaqur me një stil shumë të guximshëm.

Burimi: Hollywoodlife.com