Ish-konkurrentin e "Big Brother VIP", Tan Brama tani do ta shohim në një tjetër fushë të artit.

I ftuar në “Rrugëtime me Anilën” koreografi është shprehur se ka planifikuar të jetë pjesë e tregut muzikor shumë shpejt. Ai tha se ka xhiruar edhe një këngë që do publikohet në fund të muajit.

“Tani do këndoj vetë tani se boll kërceva për të tjerët. Në 2004 bëra një videoklip dhe tani do i rikthehem sërish këngës. Është kënga e dytë që kam bërë me video dhe akoma nuk ka dalë. Kënga do jetë gati në fund të muajit", tha Brama.




