Virusi që ka shkaktuar ngordhjen masive të pulave ka ndikuar në uljen e prodhimit vendas të vezëve. Tregtarët paralajmërojnë se në ditët në vijim çmimi i vezëve do të pësojë një tjetër shtrenjtim, me 40 deri në 50 lekë për paketim, raporton Abc news.
Qytetarët kanë zgjedhur që të blejnë në pikat e shumicës ku çmimet janë më të lira se në supermarket.
Ndërsa për sa i përket shifrave të shpendëve të ngordhur, ato nuk përputhen mes vetëdeklarimit të pronarëve të pularive dhe konstatimit të ministrisë. Kjo e fundit thekson se kanë ngordhur 200 mijë pula, ndërkohë që pronarët e pularive këmbëngulin në shifrën 500 mijë.
Burimi: abcnews.al
