Nga Shqipëria / E Premte 18 Mars 2022, 16:04

Mos vallë Beatrix sapo i hodhi një goxha thumb Donaldit?

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka paralajmëruar këngën e saj të re, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar dy foto ku shfaqet e shtrirë në krevat, krahas së cilave ka shkruar “Provo sinqeritetin”. Ky është menduar të jetë titulli i këngës, i cili është parë nga ndjekësit si një thumb ndaj Donaldit duke iu referuar mënyrës si përfundoi romanca e tyre. Për më shumë mbetet të presim kur të publikohet kënga.