Nga Shqipëria / E Premte 18 Mars 2022, 15:03

Berlusconi kurorëzon dashurinë me partneren 53 vite më të re

Ditën e shtunë në 19 mars, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me deputeten 32-vjeçare, Marta Fascina.

Ceremonia do të zhvillohet në drekë, në Lesmo, në Villa Gernetto.

Kjo martesë nuk do të ketë asnjë vlerë juridike, pasi ata thjesht do të shkëmbejnë unazat dhe nuk do të kryejnë një martesë ligjore.

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka 2 vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.