Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish protestën për rritjen e çmimeve. Kreu i qeverisë e cilësoi edhe njëherë si turp reagimin e qytetarëve.
“Mu kujtua sot që kur ne ramë dakord që duhet ta lajmërojnë krizën dhe unë dola, po këta pas asaj thirrën njerëzit në protestë se do të rritet çmimi i energjisë, ndërkohë që unë thashë do ta mbroj konsumatorin e vogël. Nxjerrje kunje është kjo, duke turpëruar vendin. Kaluan 10, 20 ditë, qeveria nuk po je shenjë, ok atëherë. Po kur qeveria thotë ne jemi këtu dhe kemi bërë këtë deri tani, të vraposh të dalësh rrugëve dhe ta bësh Shqipërinë të vetmin vend, akoma sot ku në mes të kryeqytetit protestohet si alien është turp, shumë turp”, tha Rama.
