Nga Shqipëria / E Enjte 17 Mars 2022, 23:11

Rrushja përplaset me Erionin: U deklarove për Mikelën, por…

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i parë i Mikelës me Erionin pasi u deklaruan për njëri-tjetrin. Dyshja u treguan shumë të afërt, duke mos i kursyer as puthjet.

Kjo nuk u prit mirë nga Rrushja, e cila u kap te një detaj nga nata kur Erioni u deklarua për Mikelën. Ajo tha se nuk e kuptonte pse Erioni mbante ende në dorë buzylykyn e saj.

Rrushja: Erioni ka ardhur me mendje që të deklarohet për Mikelën, por kishte byzylykun tim në dorë. Këtë gjë nuk e kam kuptuar. Pse e ke pasur?

Erioni: Ti the që nëse neve na ndodh diçka e keqe hiqe.

Rrushja: Unë ty nuk ta kam blerë për shok. A po e kupton?

Erioni: A e kam hedhur unë ndonjë herë poshtë pëlqimin që kam pasur për ty? Që kam bërë lojë me ty ndërkohë që e kam pasur mendjen tek kjo (Mikela)?

Rrushja: Pse e ke mbajtur byzylykun?

Erioni: Tani nuk e kam.

Rrushja: Është shumë dyshues nga ana ime.