Nga Shqipëria / E Enjte 17 Mars 2022, 23:11

Sherr me Arjolën? Atdhe Xharavina thyen heshtjen

Pak ditë më parë kudo në rrjet qarkulloi lajmi se Arjola Demiri dhe Atdhe Xharavina i kanë dhënë fund miqësisë. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Atdheu ishte sot i ftuar në “Ftesë në pesë” dhe mes të tjerash u pyet për raportin e tij me aktoren e njohur. Ai tha se mes tyre nuk ka pasur asnjë sherr dhe se komunikimin e fundit e kanë pasur para 2-3 ditësh.

“Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, u shpreh Atdheu, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.