Nga Shqipëria / E Hënë 27 Nëntor 2017, 12:12

Për Fatmir Hysenbelliut, Anxhelina mbetet e dashura më e mirë, ja përse

Anxhelin Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu kishin një lidhje të gjatë e cila ishte mjaft e diskutuar nga mediat në vendin tonë, ata u lidhën dhe nisën bashkëjetesën e tyre në Amerikë në vitin 2012  dhe më pas u ndanë një vit më vonë, ku sipas tyre shkak ishte largësia, pasi Fatmiri ishte në Shqipëri dhe Anxhelina në Amerikë.

Edhe pse pas ndarjes ata deklaruan se mbeteshin miq nuk u panë më kurrë së bashku,  por të dy vazhduan të ishin pjesë e lajmeve rozë , këngëtarja për jetën e saj dhe karrierën në Amerikë, ndërsa Fatmiri për lidhjet e tij shumë të përfolura .

Megjithatë edhe pse ish futbollisti ka pasur edhe lidhje të tjera pas Anxhelinës, për të ajo mbetet e dashura më me vlerë dhe sipas tij kjo është arsyeja.

I ftuar në Prive në rubrikën ‘60 sekonda me’, Fatmiri është pyetur nga gazetarja se cila ka qenë e dashura më e mirë dhe ai është shprehur se : “Deri tani Anxhelina se ka qenë më e gjata”.