Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë Dojna me datë 8 Mars, teksa tregoi dhe barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë, këtë të enjte moderatorja ka zbuluar dhe gjininë e bebit. Dojna ka publikuar në rrjete sociale videon më të ëmbël, me atë të së cilës ka treguar se do të bëhen me djalë.

“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!”, ka shkruar ajo krahas videos.
View this post on Instagram





