Rihanna po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin, reperin ASAP Rocky. Por këngëtarja është kritikuar shumë për stilin gjatë shtatzënisë me veshje tepër të guximshme.

"Unë personalisht kam thënë se nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni. Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë. Stili im i shtatzënisë është më “rebel”. Kur shihja se si gratë visheshin gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur ndryshe. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë", tha Rihanna për Bustle.







