Emiljana dhe Serena,janë dy nxënëse të gjimnazeve të Tiranës që për vitin 2017 janë mes maturantëve të shkëlqyer. Ato synojnë të studiojnë për mjekësi ndërsa ëndrra e tyre është që një ditë të shkojnë në Gjerman. Vajzat kanë qenë pjesë e Historive Personale në televizioni ‘Top Channel’ ku dhe kanë rrëfyer për vendimin e tyre për të vazhduar një nga degët më të vështira, mjekësin, si dhe ëndrrat që një ditë të shkojnë për të përfunduar studimet në Gjermani.
E para është Emjana e cila dikur donte të bëhesh një gjyqtare ose prokurore por një histori personale , një sëmundje e nënës së saj nga zemra, e bëri atë të ndryshojë drejtim duke ju drejtuar Fakultetit të Mjekësisë.
“Arsyeja kryesore ishte fakti që ime më para 1 viti pati një problem me zemrën dhe unë duhet të dija pak më shumë. Më ka ndihmuar shumë dhe tani që po i shoh këto lëndë në Universitetin e Mjekësisë që i kam të njohura, dhe kur mami do pi ilaçet i shoh përbërësit dhe them ja këtë e kam mësuar sot”, tregon Emiljana Gega.
Ajo tregon se tashmë është mjaft e gatshme që në mjekësi të triumfojë edhe pse i duhet që një pjesë të mirë të ditës së saj ta kalojë mbi libra.
“Studioj diku te 5 orë në ditë, sidomos në mjekësi që duhet të studiosh më shumë se njihesh me terma që nuk i ke dëgjuar kurrë më parë, janë latinisht, duhet ti mësosh përmendësh, më pas duhet ti gjesh te skeleti. kam pasur një regjim të rregullt studimi dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë. Mësoja çfarë kisha për të mësuar për nesër, avancoja me ato që kisha për të mësuar në ditët e tjera në mënyrë që të mos kisha një barrë të rëndë mësimesh për të mësuar për një kohë të shkurtër”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera 18-vjeçarja, ka treguar se në një të ardhme do të bëhet mjeke kompletuar duke i shërbyer pacientëve shqiptar.
“Doja të bëhesha mjeke në Shqipëri. Duke ditur që shumica e të rinjve po i kin se këtu në Shqipëri nuk bëhet shkollë nuk bëhet jetë. Vendosa t’ia vej vetes këtë qëllim, që të bëhem mjeke në Shqipëri, me njohuritë që do marr këtu dhe pastaj do punoj këtu. Në Shqipëri mungojnë mjekët e mirë dhe unë besoj që do jem një mjeke mjaft e mirë për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë”, thotë Emiljana Gega.
Ndërsa Serena është një tjetër maturante ekselence e cila edhe pse u shpall fituese në të gjitha fakultetet synimi i saj është Gjermania.
“Universitetet shqiptarë pavarësisht se mund të kenë mësues shumë të mirë, nuk kanë kushte, nuk kanë laboratorë kështu që do të ishte e kotë që të harxhoja aq shumë vite nga jeta ime për të mësuar diçka gjysmë. të huajt kanë kuota të pakta për t’u pranuar. Kam aplikuar në shumë universitete që kanë reputacion shumë të mirë për mjekësinë. deri tani jam pranuar në 2 universitete, nuk janë aq të famshme, janë në qytete të vogla, por gjithsesi janë pranime në universitet kështu që unë jam shumë e kënaqur për këtë. afati final është 15 janari, kështu që unë pres akoma nga universitetet që dua”, thotë Serena Islamaj, studente.
Ajo ka treguar që arsyet pse zgjodh Gjermanin nuk ka qenë rastësi pasi nëna e saj është një mësuese e gjuhës Gjermane dhe se për të ndoshta kjo është një shenjë e fatit.
Ajo shprehet se pasi të ketë mbaruar studimet në Gjermani do vij ta ushtroj këtë profesion në vendin tonë.
“Më duket një gjë shumë e bukur që pasi të kem marrë aq shumë dije dhe të jem e plotësuar si mjeke, mund të vij ta ushtroj profesionin në Shqipëri, duke përmirësuar kështu edhe shëndetësinë shqiptare. puna e një mjeku nuk është vetëm rroga, është edhe dashamirësia që kemi ndaj të tjerëve”, shprehet Serena Islamaj.
Burimi: Top Channel
