Nga Shqipëria / E Enjte 17 Mars 2022, 10:10

Super hitin e verës Elvana na e solli që në mars dhe po bën namin

Elvana Gjata, Dj Gimi dhe Bardhi kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellë së bashku këngën "EX", që prej disa ditësh ka bërë namin në rrjete sociale. Tani kënga vjen dhe me një videoklip dhe duhet thënë që ritmi dhe pamjet na sollën verën.

Në videoklip Elvana shfaqet e veshur plot ngjyra, një herë duke bërë barbekju, pastaj duke u relaksuar në pishinë e në fund duke festuar.

Për më tepër klipi ka disa momente shumë 'funny' e po jua lëmë ta ndiqni më poshtë.