Nga Shqipëria / E Enjte 17 Mars 2022, 10:10

Milaim Zeka: 1000 herë me e burgos, Elsa Lila mbetet artiste brilante

Arrestimi i këngëtares, Elsa Lila, në mesin e 13 personave, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës ka sjellë reagime të shumta. 

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar Elsën njeri fanstastik dhe artiste brilante. Sipas Zekës, vetëm kafshëria mediatike shqiptare mund të denojë dhe persekutojë, më keq se sa prokuroret taleban.

“1000 here me burgos, 2000 here me denu, per mu, Elsa Lila mbetet njeri fantastik, artiste brilante. Vetem kafsheria mediatike shqipetare te denojne, fyejne e persekutojne, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar gazetari krahas fotos së Elsës me vajzën.