Nga Shqipëria / E Enjte 17 Mars 2022, 10:10

Dalin përgjimet/ Elsa Lila: Nuk kam frikë nga policia, por nga hajdutët

Janë publikuar përgjimet për grupin ku bënte pjesë këngëtarja shqiptare Elsa Lila. Raportohet se përveç llogarive që  bënte për grupin kriminal Elsa Lila ishte edhe një këshilltare.

Sipas hetuesve, Elsa Lila ishte “arkëtarja” e grupit.

“Nuk kam frikë nga policia, por nga hajdutët” – mësohet të  ketë thënë  ajo në  përgjimet e publikuara nga mediat italiane gjatë një bisede me një  person të njohur si Rindi, i cili i kishte dhënë edhe një kasafortë që e kishin cilësuar si kutia e “babagjyshit”.

“Për mua kontrolloni çdo ditë për shkak të “b&b” … ata e dinë që jam vetëm dhe me një fëmijë” mësohet të  ketë  thënë  mes të tjerash Elsa Lila.

Gjatë hetimeve, efektivët sekuestruan mbi 130 kg drogë. Në një kuti në via Odoardo Giove, janë gjetur 87 kg hashash, 3.5 koka dhe 35 marihuanë.

Burimi: abcnews.al