Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Mars 2022, 18:06

Zbulohet gjinia e bebit që pret Arbana

Në natën finale të Big Brother VIP, Arbana Osmani dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të tretë. Pas dy djemve të gjithë janë kureshtarë se cila është gjinia e bebit që po pret.

Burime për revistën Who bëjnë me dije se Arbana është në pritje të një vajze, e cila me siguri po pritet me padurim nga mami dhe babi Edi.

Nëse do të shikoni me vëmendjen faqen në Instagram të Arbanës, moderatorja kohët e fundit ka veshur shpesh ngjyrën rozë duke na dhënë një ndihmë më shumë.