Në Durrës duket se gripi i shpendëve ka prekur pularitë e mëdha. Më shumë se 500 mijë pula kanë ngordhur ditët e fundit, duke shkaktuar jo pak panik.
Gazetari Leonidha Musai bën me dije se 3 prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat.
Deri tani analizat thonë se kemi të bëjmë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.
Burimi: Abc News
