Eksperti i Ekonomisë, Ardian Civici ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Log”, në “Abc News” me gazetarin Endri Xhafo. Ai tregoi arsyet e uljes së çmimit të naftës në Shqipëri ditët e fundit.
Civici tha se arsyet janë ulja e çmimit në bursë, kontrolli mbi sektorin e karburanteve por edhe ngritja e Bordit. Megjithatë, eksperti theksoi se trendi i çmimit nuk dihet se si do të vijojë.
‘Mendoj që janë 3 faktorët. Vendosja e një transparence dhe e një kontrolli mbi këtë sektor kaq të rëndësishëm, ku jo në pak raste ka pasur hapësira për abuzime. Së dyti edhe në tregjet ndërkombëtare ai shoku që ju dha para pak ditësh duket më e amortizuar. Mendohet që do të jetë relativisht e shpejtë situata e tregtimit të naftës, normalisht me çmime më të larta se ajo që ishte para lufte. Edhe angazhimi i Komitetit edhe lëvizja në bursë ka krijuar mundësinë që çmimi të vijë duke u ulur’, tha Civici.
