Ditën e djeshme në “Përputhen” u transmetua takimi i Bledit me Adën. Dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe nuk i kursyen batutat provokuese.

Mes të tjerash, Bledi tha se ka “fantazi seksuale për vajzat në studio”. Ai u pyet më tej nga Bora Zemani, por konkurrenti nuk specifikoi asnjërën.

Bora Zemani: The se ke imagjinuar këtu për vajza të programit që ka kaluar limitet imagjinata…
Bledi: Edhe mund të kem imagjinuar.
Bora Zemani: E the ‘mund’ për tu ruajtur këtu në studio? Për kë e the?
Bledi: Po se mbaj mend.
Arjon Muça: Ti mund të thuash edhe për të gjitha.
Bledi: S’kam turp as asgjë, të gjitha i kanë ata që ti kesh në imagjinatë, janë të kompletuara. Por që ta specifikoj njërën nuk e them.
Bora Zemani: Mos është ndonjë vajzë që nuk flet për momentin?
Bledi: Nuk po flas asgjë.




