Nga Shqipëria / E Martë 15 Mars 2022, 21:09

'Kush i organizon protestat?', Florjan Binaj - Ramës: Ne nuk na blen askush

Aktori i humorit Florjan Binaj, ka folur sërish para qytetarëve në ditën e shtatë të protestës para kryeministrisë, duke replikuar me kreun e qeverisë Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se protestat po organizohen nga non-gratat.

“E ka bërë qeverinë si vodka, absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, po ato që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le e nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi për gënjeshtër. E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, tha Binaj.