Në bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit të vogël, e mori fjalën edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili komentoi koncertin e këngëtarit të famshëm të muzikës latine, Maluma, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
“Njëzetë mijë vetë në Tiranë vendosën të shkojnë në koncert. Këtë nuk e ndalon dot, se edhe një koncert i sjell vlerë qytetit. Një natë më parë, Maluma dha koncert në Paris, sot është në Londër, ose anasjelltas – pra, në dy kryeqytete të rëndësishme të Europës. Bashkia e Tiranës sigurisht që do t’ia japë sheshin për koncert sepse s’mund t’i themi se meqë 200 vetë protestojnë, do ndalojmë çdo gjë tjetër. Dje kishte njerëz që donin të dilnin për të festuar Ditën e Verës dhe dolën”, tha Veliaj.

