Nga Shqipëria / E Martë 15 Mars 2022, 17:05

Dita e shtatë e protestës, studentë dhe qytetarë mblidhen para kryeministrisë

Disa studentë kanë marshuar këtë të martë drejt kryeministrisë ku po protestojnë për të gjashtën ditë kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Edhe pse më të pakët në numër, protestuesit theksojnë se Paketa e rezistencës saociale të qeverisë nuk është masa e duhur, pasi është anashkaluar pjesa tjetër e popullsisë.

Ata kanë vendosur që të takohen çdo ditë jave në orën 17:00 përballë Kryeministrisë, ndërsa e shtuna do të jetë marshim kombëtar.

Burimi: Top Channel