Nga Shqipëria / E Martë 15 Mars 2022, 17:05

Meliku flet pas largimit nga Përputhen: U zhgënjeva nga Laureta, kuptova që ajo donte...

Shpesh kemi parë në Për’puthen deklarata të forta mes konkurrentëve, të cilat kanë nisur shumë mirë në fillim dhe më pas ka dalë komplet e kundërta. E tillë ishte edhe deklarata e Melik Balikçi për Lauretën, madje fiks në ditën e të dashuruarve me 14 Shkurt.

Por, përse u pendua dhe e tërhoqi atë deklaratë që e bëri me shumë dëshirë? I ftuar në "D Night", ish konkurrenti tha se është zhgënjyer.

Melik: U zhgënjeva! Ndonjëherë kur i mendon njerëzit si vetja dhe jep nga vetja e nuk e merr është pak zhgënjim.

Ajo filloi të më imitonte në prapaskenë kur unë nuk isha në puntata kur mungova dhe më pas kur e pashë me afrimitetin me çunat në backstage. Me mua fliste tjetër gjë, ndërsa me çunat bënte të tjera veprime dhe kjo ishte e gjitha.

Nuk më kanë pëlqyer reagimet e saj, komunikimi gjatë gjithë kohës, ku unë edhe pse e dhashë deklaratën ajo kërkonte diçka tjetër, jo të njihte Melikun, por të rregullonte personazhin dhe personalitetin e saj me të kaluarën.