Ajo pa diskutim mund të konsiderohet si ‘Diva’ e muzikës shqiptare, bëhet fjalë për Adelian Ismailin e cila së fundmi ka deklaruar se do largohet një herë e përgjithmonë nga muzika , duke ju përkushtuar planeve të reja si dhe djalit të saj Uliks.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’, ku dhe ka folur më shumë për jetën e saj dhe planet që do realizoj në të ardhmen.

E pyetur nga moderatoret se kush është një ngjarje të cilën nuk e ka treguar askund tjetër përgjatë këtyre 30 viteve, Adelina ka dhënë një përgjigje që do t’ju habisë.
“Organizatorin e një koncerti ku kam qenë 14 vjeçe, që tashmë është figurë politike e rëndësishme në Kosovë, e kam zënë me pagesat e këngëtarëve në qese të madhe duke ikur nga dritarja. Jam frikësuar se kam kujtuar mos do të vrasë veten dhe e kam kapur prej këmbë e e kam rrëzuar në tokë. Më pas, e kanë rrahur aq keq kolegët që ishin aty se e kuptuan çfarë ka dashur të bëjë! – ka treguar këngëtarja duke qeshur.
Burimi: Blitz.al
