Aktori dhe prezantuesi i “Fiks Fare”, Devis Muka është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë prezantuesi me një foto të vogëlushit.

“EIDAN … mire se erdhe BIRI IM. Është bukur kur i dhuron jetë viteve, dhe jo vite jetës…”, ka shkruar ai.

Rikujtojmë se Devisi dhe partnerja e tij Nertila Teme, kanë edhe një vajzë së bashku, me emrin Negin.

Më herët në një intervistë, Muka ka treguar detaje të jetës së tij si baba e si bashkëshort.

“Lindja e vajzës më ka ndryshuar totalisht jetën, por për mirë. Vajza ime është energjia kryesore që kam. Jeta bëhet më e vështirë por sfidat më të bukura kur ke një qëllim të pastër përpara. Pas ardhjes së fëmijës pasioni me partneren rritet pasi, e para, femrat kur bëhen nëna janë më tërheqëse; e dyta dhe më kryesorja është se tani kemi një dashuri që na bashkon edhe më shumë”, tregoi ai per Panorama.



