Xhemi Shehu është treguar gjithmonë shumë hermetike për jetën e saj private duke e mbajtur larg syve të publikut. Rrallë ndodh që moderatorja të postojë foto me djemtë duke i ruajtur atyre privatësinë, por mikesha e saj e ngushtë, Arbana e ka thyer këtë rregull.

Teks ishin duke kaluar kohën bashkë, Arbana postoi një video duke filmuar Xhemin dhe djalin.

Shihet se djali i Xhemit është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë dhe tani është kthyer në shokun e ngushtë të mamit.


