Sonte në “Love Story” Xhoni u tregua shumë i sinqertë me njërën ndër vajzat, Edën. Teksa konkurrentja e pyeti nëse dëshiron ta njohë, ai i tha se nuk ka ndjenja për të.

“Për momentin nuk jam fiksuar fare te ti. Karakteri yt më pëlqen shumë, por nuk kam një interes. Nuk kam ndjenja për ty. Unë e kam me Rominën e kam me Sellmën", tha Xhoni.

Nisur nga deklarata e tij, Eda vendosi të largohej nga programi. "As nga e tij, as nga ana ime nuk lindi asgjë”, tha ajo teksa përshëndetej me Alketa Vejsiun dhe Eni Shehun.





