Këngëtari shqiptar Besart Halimi është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Bashkëshortja e tij, Jana ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë, Ohana. “Mirë se erdhe Ohana Halimi. Kaia u bë me motër”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se çifti jetojnë prej kohësh në Amerikë.





