Nga Shqipëria / E Hënë 14 Mars 2022, 20:08

Rama: Protesta më e turpshme në historinë e Shqipërisë

Në një komunikim me qytetarët mbrëmjen e sotme, Edi Rama është shprehur se protesta që është zhvilluar prej ditësh kundër rritjes së çmimeve është më e turpshmja në historinë e Shqipërisë. Ai ka thënë se kudo në botë protestohet kundër Rusisë, ndërsa vetëm në Shqipëri kundër qeverisë.

‘Si në asnjë vend tjetër të NATO-s, si në asnjë vend tjetër të botës, që po përjetojnë rritjen e faturave, ne kemi të bëjmë me një kërdi grupi. Që nga protesta e parë e pluralizmit, ka pasur lloj lloj protestash, të dhunshme që kanë degraduar në një formë apo në një tjetër, por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka patur as nuk ka se si të ketë. Reagim më të turpshëm sesa reagimi në mbështetje të kësaj proteste as nuk ka pasur e as nuk mund të ketë. Për çfarë protestohet, kundër kujt protestohet, se secila nga vendet që po përjeton kërcimin e çmimeve të energjisë, sepse këtu nuk po përjetohet, po protestohet, por po protestohet kundër shkaktarit që është Rusia, nuk ka dalë askush kundër qeverisë së vet’, është shprehur Rama.