Mbrëmjen e së shtunës në “Përputhen Prime” Mevlani ndërpreu takimet me Efin. "Ndaç të dhembi, ndaç mos të dhembi, mendoj që po bën lojë, nuk ke asnjë pëlqim ndaj meje. Për të tjerët nuk më intereson se çfarë ke dhe kjo më ka bërë që njohjen tonë ta ndërpresim këtu. Nuk kam qejf të jepem pas një personi që nuk i intereson për mua", i tha ai.

Ndërkohë sot Mevlani i kërkoi falje dhe i dhuroi një buqetë me trëndafila me rastin e ditëlindjes. “Nuk është faji ynë që nuk mund të dashurojmë çdokënd që na dashuron, më fal nëse të kam mërzitur por më mirë një mërzitje nga një njeri i sinqertë se vuajtje nga dikush jo i sinqertë. Gëzuar ditëlindjen taramelja e Përmetit, kishte shkruar konkurrenti.

Mirëpo, Efi nuk e pranoi buqetën dhe e hodhi në tokë. “Unë e falenderoj Mevlanin shumë por mendoj që një njeri që të jep ndjesinë e mërzitjes, nuk mund ta rregullojë duke u munduar të të japë një ndjesi lumturie. Thjesht nuk e fal”, tha Efi.




