Alketa Vejsiu lajmëroi para pak kohësh se së shpejti në televizionin Klan do të sjell një emision i cili do i dedikohet fëmijëve, dhe për këtë ajo ka hapur edhe audicione ku kërkonte fëmijë të talentuar.
Menjëherë pas hapjes së audicioneve dyert e TvKlan kanë qenë të mbushur plot me fëmijë të talentuar që donin të bëheshin pjesë e emisionit më të ri “Kush e futi në kurth Piter Panin”.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Jo vetëm modë’ ku ka folur më shumë për këtë projekt gjigand dhe gjithashtu për lidhjen që ajo ka me televizionin italian Mediaset.
Moderatorja tregoi se emisioni i fëmijëve do të filloj në fund të muajt shkurt, menjëherë pas mbylljes së ‘Dance with me’.
“Brezi i ri është estetikisht i mrekullueshëm, njëri më i bukur se tjetri. Fëmijët e mi janë njerëzit më të lumtur në botë që unë po bëj këtë emision. Këtë sezon do të jetë pushim “Your Face Sounds Familiar” dhe kemi risi “Piter Panin” u shpreh ajo.

Ndërsa për lajmet e shumta që qarkulluan ku thuhej se Alketa do të ishte bashkëprezantuese me Paulo Bonolis, ajo ka treguar se në të vërtet është në një fazë trajnimi në televizionin e huaj dhe se shumë shpejt do të sjelli një projekt në bashkëpunim me ta, por nuk ka dashur të zbuloi më shumë detaje.
“Unë shkoj tani këtë javë në Itali për të parë produksionet e Paulo Bonolis, ai xhiron tani “live” dhe jam në prag të një eksperience shumë interesante, nuk do të jem bashkëprezantuese me të. Për momentin jam në një fazë trajnimi, por kam një projekt interesant që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë dhe tani për tani mund të them vetëm kaq. Shpresoj që Bonoli të jetë udhërrëfyesi që ta bëjë këtë program në standardet që e bën edhe Italia. “Piter Pan” kërkon fëmijë, gazetarë të ardhshëm që komunikojnë lirshëm me kamerat dhe publikun dhe që fusin në kurth personazhet me pyetjet e tyre. “Piter Pan” do të fillojë në javën e fundit të shkurtit” u shpreh Vejsiu.
