Lidhja me Adisin duket se e ka bërë Fifin shumë të lumtur. Çifti tashmë e ka bërë lidhjen publike dhe shihen gjithë kohës në shoqërinë e njëri- tjetrit duke mos munguar dhe postimet e shumta në rrjete sociale.

Me postimin e fundit çifti i ka surprizuar ndjekësit me deklaratën.

Të dy foton ku shfaqen të perqafuar e kanë shoqëruar me fjalët mami dhe babi. Kaq ka mjaftuar që të nisin menjëherë spekulimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.








