Nga Shqipëria / E Hënë 14 Mars 2022, 12:12

Arjola Demiri së shpejti moderatore në këtë emision: Studiot po bëhen gati

Arjola Demiri do të rikthehet sërish pranë publikut të Kosovës. E ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Arjola zbuloi se do ta shohim moderatore në emisionin “Ndali dritat”.

“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës”, u shpreh Arjola.

Moderatorja tregoi se në sezonin e ri emisioni do të vinte dhe me një ambient totalisht ndryshe pasi një studio e re po ndërtohej posaçërisht për këtë show.

Kujtojmë që disa sezone më pare, Arjola Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.