14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, që njihet si “Dita e Verës” dhe festohet ardhja e stinës së Pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.
Por këtë vit, Dita e Verës vjen me çmime më të larta. Një ballokume në Elbasan, por edhe në qytete të tjera do të kushtojë më shtrenjtë si pasojë e rritjes së çmimit të sheqerit dhe gjalpit.
Pastiçierët thonë se nuk e përballojnë dot koston ndaj dhe në rastet kur nuk do të rriten çmimet, do të ulet gramatura e produktit për të kompensuar humbjen.
Burimi: Top Channel
