Dagz dhe Einxhel filluan një histori dashurie brenda “Big Brother VIP”, e cila po vazhdon dhe jashtë për bukuri. Dyshja shihen tërë kohës pranë njëri-tjetrit dhe nuk i kursejnë postimet në rrjete sociale.

Einxhel ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë dhe me motrën e Dagzit, Aurorën, të cilën e thërret "kunatë". Dy vajzat kanë dalë të argëtohen së bashku në një klub të Prishtinës dhe Aurora ka publikuar një foto në Instastory.

"Kjo kunata ime e mrekullueshme”, ka shkruar ajo krahas fotos.



