Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Nëntor 2017, 19:07

Ja çfarë na pret nesër në “C’est la Vie”

Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, ishte një tronditje për kulturën shqiptare, duke qenë se ai ishte një figurë mjaft e rëndësishme dhe ikja e tij la një boshllëk jo vetëm në artin e vendit tonë por edhe në spektaklin e televizionit Klan, C’est la vie’, ku ai ishte pjesë e jurisë.

Gjatë kësaj jave u diskutua shumë se kush do ta zë vendin e tij në juri, por vendimi që produskioni i spektaklit kishte marr që vendi i tij do të qëndroj boshë deri në fund të spektaklit nuk qenka lajmi i vetëm nga ky spektakël.

Sipas Blitz.al spektakli I ditës së nesërme nuk do të ketë konkurrim por të gjithë do të ngjiten në skenë për të kënduar disa nga krijimet e Lalos gjatë karrierës së tij. Ky spektakël do të jetë i gjithi i fokusuar në figurën e maestros.