Nga Shqipëria / E Diel 13 Mars 2022, 21:09

FOTO/ Mbërrin familja e parë ukrainase në Tiranë

Sot ka mbërritur në Tiranë familja e parë ukrainase, e cila është larguar nga lufta. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ajo ka publikuar foton e familjes ukrainase, ku shihet nëna me dy fëmijët e saj.

"Kur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj", ka shkruar Spiropali.