Inida Gjata Kreuz, e njohur si Zhaku, është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Zhaku ka pozuar me barkun e rrumbullakosur dhe duket se foshnja do të vijë së shpejti në jetë. Ajo dhe partneri gjerman, Christian Kreuz, do të bëhen me djalë.

“Do bëhemi me çun”, ka treguar Zhaku. Ajo jeton prej vitesh në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.




