Nga Shqipëria / E Diel 13 Mars 2022, 17:05

Beniada: Jam shtatzënë me dy binjakë

Beniada ishte e ftuar ditën e sotme në “E diell”, në rubrikën “Dielli apo hëna”, ku u bë pjesë e një sfide të vështirë. Ajo duhet të merrte në telefon të ëmën dhe t’i thoshte se është shtatzënë. 

“Shkova të bëja një vizitë te gjinekologu dhe më tha që kam ngelur shtatzënë me dy binjakë. Kam njohur një djalë sa dola nga Bigu, kënduam, kërcyem edhe nuk e di…Unë dua t’i mbaj”, i tha modelja.

E ëma u tregua shumë e kuptueshme, deri në momentin që Beniada i tha se bëhej fjalë për një burrë të martuar me dy fëmijë. Ajo u shokua, por modelja i tregoi që ishte shaka.