Nga Shqipëria / E Diel 13 Mars 2022, 15:03

Para dasmës, Eliona Pitarka mban festën e beqarisë

Eliona Pitarka do të martohet së shpejti. Siç ka zbuluar edhe më parë, aktorja do të mbajë një dasmë me ardhjen e pranverës. Së fundmi, ajo ka mbledhur mikeshat e ngushta për një festë beqarie.

Aktorja ka ndarë disa foto me ndjekësit ku vajzat shfaqen të veshura me të bardha e duke u argëtuar në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Mes fotove, Eliona ka pozuar edhe me aktoren Delinda Disha, e cila është në pritje të ëmbël.

“Një natë për t’u mbajtur mend”, ka shkruar Eliona.