Nga Shqipëria / E Diel 13 Mars 2022, 08:08

'I dashuri dhe burri juaj i ardhshëm më shkruajnë', Enca u kthehet ndjekëseve pas fotos që bëri bujë

Enca ndodhet në Afrikë duke shijuar pushimet e saj, por në një foto të publikuar në Instagram këngëtarja është kritikuar nga ndjekësit. Ajo shfaqet duke pozuar me rrobabanjo, pjesa e poshtme e të cilave ka ngjallur debat.

Fillimisht Enca ka sqaruar se rrobabanjot janë me shtrat të ulët, por sërish komentet nuk janë ndalur. Pas kësaj këngëtarja ka bërë një tjetër status ku reagon ashpër. 

“Të dashura femra të pasigurta dhe urryese, i dashuri juaj, ish-i juaj dhe i ardhshmi juaj janë të gjithë duke më shkruar mesazhe duke më kërkuar t'i ulem në fytyrë. Faleminderit”, shkruan Enca.