Fifi ka nisur hapat e parë të karrierës së saj në emisionin “The Voice of Albania”. Vetëm Sidrit Bejleri ishte ai që u kthye për këngëtaren duke e zgjedhur në skuadrën e tij, por në fazën e duleve, Fifi humbi.

Në një bisedë në “Ëndërrtjerrësit”, Sidriti u shpreh se është penduar që ka “përplasur” në fazën e betejave Fifin me Lundrim Paçukun, një nga konkurrentët në skuadrën e Sidritit i cili shkoi deri në finale.
“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin [më të ngjashëm]. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla [në këmbë]. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit”, tha ai.

